Egnatia do të nisë nesër një kapitull të ri në historinë e saj, duke debutuar në fazën e ligës të UEFA Conference League.
Për Egnatian, kjo sfidë përfaqëson një mundësi për të përfaqësuar Shqipërinë në arenën europiane dhe për të nisur me ambicie këtë aventurë historike. Përballja me Midtjylland do të jetë një test i rëndësishëm për skuadrën shqiptare, që synon të bëjë një paraqitje sa më të mirë në këtë kompeticion europian.
Takimi do të nisë në orën 18:45, ndërsa mbështetja e tifozëve do të jetë e rëndësishme për Egnatian në këtë sfidë historike në Europë.












