15.3 C
Athens
E mërkurë, 14 Tetor, 2026

Edi Rama bën deklaratën e parë për protestën

TIRANË — Ka përfunduar mbledhja e qeverisë, e cila u zhvillua këtë të mërkurë me agjendë të ndryshuar për shkak të shkallëzimit të protestës studentore në kryeqytet.

Gjatë mbledhjes së kabinetit, Kryeministri Edi Rama ka bërë komentin e tij të parë publik mbi traziat e ditës së dytë, duke deklaruar se personat që kanë ushtruar dhunë, sipas tij, nuk janë studentë.

Mbledhja e qeverisë, e cila fillimisht ishte planifikuar për në orën 17:30, u zhvillua më herët pas tensioneve të krijuara në rrugët e Tiranës. Më herët, Kryeministri u detyrua të hynte në godinën e Kryeministrisë nga hyrja e pasme e dedikuar për stafin e mediave, pasi hyrja kryesore e institucionit ishte blinduar nga forcat e policisë./albania tv

Latest news

Related news