19.4 C
Athens
E shtunë, 10 Tetor, 2026

Greqi/Shpërthen rafineria “Motor Oil” – i merr jetën një shqiptari

Pesë të lënduar dhe një i vdekur

GREQI / Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje rreth orës 11:00 në një rafineri në Greqi, ku një shpërthim i fuqishëm la të plagosur dy shqiptarët: Dorian Hysa dhe Robert Cakaj.

Ndërsa një lajm i trishtë ka mbërritur pasditen e sotme pasi bëhet me dije se 43-vjeçari Robert Cakaj nuk ka arritur t’u mbijetoi plagëve të marra dhe ka dhënë frymën e fundit pasditen e sotme në spital.
Ndërsa 50-vjeçari Dorian Hysa bëhet me dije se vijon të trajtohet në gjendje kritike, i intubuar në repartin e terapisë intensive.

Sipas mediave greke mësohet se kontraktori i kompanisë së jashtme që kryente punimet u shoqërua në komisariatin e Agioi Theodorit. Ndërsa mësohet se prokurori ka kërkuar që ai të arrestohet.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa kompania Motor Oil ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe ka deklaruar se po bashkëpunon me autoritetet për zbardhjen e ngjarjes.

 

 

Latest news

Related news