Ka histori që nuk janë treguar kurrë. Ka dhimbje që janë mbajtur heshtur për vite. Dhe ka rrëfime që presin vetëm momentin për të dalë në dritë.
“Rrëfimi” është projekti më i ri i Albania TV, nën drejtimin e gazetarit të mirënjohur Shpëtim Zinxhiria.
Një format ndryshe, ku do të dëgjoni histori të vërteta, përjetime të forta dhe rrëfime që ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë më parë.
Sepse “Rrëfimi” është edhe ajo pjesë e errët e jetës që mbetet thellë në mendje dhe në shpirt… ajo që shpesh e mbajmë të fshehur, për të cilën nuk duam të flasim dhe që, ndonjëherë, na duhet një jetë e tërë për ta treguar.
Në këtë emision, njerëzit do të kenë mundësinë të flasin. Të tregojnë të vërtetën e tyre. Të ndajnë dhimbjen, luftën, sfidat, sekretet dhe momentet që kanë ndryshuar jetën e tyre.
“Rrëfimi” me Shpëtim Zinxhiria
Një format i ri. Histori të pathëna. Rrëfime që prekin shpirtin.