30.2 C
Athens
E hënë, 21 Shtator, 2026

“Jetuam gjithmonë me një letër në dorë” – Rrëfimi i emigrantit pas 30 vitesh në Greqi

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Albania TV, Shpëtim Zinxhira, emigranti shqiptar Bujar Sinani ka ndarë një rrëfim prekës mbi sfidat dhe vuajtjet e emigrantëve në Greqi.

Pas më shumë se 30 vitesh jetesë, pune dhe kontributi në shtetin grek, ai tregon se ende vazhdon të përballet me pasigurinë e dokumenteve dhe procedurat e pafundme burokratike për rinovimin e lejes së qëndrimit.

“Është e papranueshme që pas 30 vitesh pune, sakrificash dhe ndërtimi të jetës këtu, të vazhdosh të jetosh me ankthin e një cope letre. Më e dhimbshmja është kur, pas gjithë këtyre viteve, të thonë se dosja jote është refuzuar ose se duhet të nisësh gjithçka nga e para”, shprehet ai.

Rrëfimi i tij nxjerr në pah problemet e vazhdueshme me të cilat përballen mijëra emigrantë shqiptarë në Greqi, të cilët prej dekadash kontribuojnë në ekonominë dhe shoqërinë greke, por vazhdojnë të ndihen të pasigurt për të ardhmen e tyre.
Na kontaktoni në:
📧 albaniatvgreece@gmail.com
📞 +30 690 754 1526
📞 +30 699 381 4485

Latest news

Related news