25.7 C
Athens
E enjte, 4 Qershor, 2026

Shoqata Shqiptare e Pensionistëve në Parlamentin e Greqisë – Ligj i papranueshëm, i padrejtë dhe diskriminues

Shoqata e Pensionisteve Shqiptar në Greqi me kryetarin LUAN ABAZI më 30/04/2026 ka zhvilluar edhe një takim tjetër në Parlament.

Në Parlamentin Greqisë u zhvillua një takim i Shoqatës së Pensionistëve të Diasporës Shqiptare në Greqi me deputetet e PASOK-ut, Nadia Giannakopoulou dhe Katerina Spyridakis, me qëllim informimin dhe kërkimin e mbështetjes së tyre për çështjen që shqetëson seriozisht pensionistët dhe mbarë shqiptarët: shkëputjen e dhënies së pensionit kombëtar nga kushti i papranueshëm, i padrejtë dhe diskriminues, i huaj për sistemin social-sigurimor të vendit, sipas Avokatit të Popullit, për qëndrimin 40-vjeçar në Greqi.

 

Grupi ka theksuar se praktikisht është e pamundur që dikush të ketë jetuar 40 vite në vend, pasi matematikisht, nga rënia e Murit të Berlinit dhe hapja e kufijve (1989–1990) deri në miratimin e ligjit Katrougalos 4387/2016 janë vetëm 26 vite. Prandaj kjo kërkesë është e qëllimshme dhe diskriminuese.

Gjatë takimit u nënvizua gjithashtu se ligji, siç është aktualisht, është kontradiktor, sepse neni 7, paragrafi 2, që vendos kushtin e qëndrimit, bie në kundërshtim me nenin 2, paragrafi 3, i cili shprehimisht thotë se ligji synon të sigurojë një jetë dinjitoze për pensionistët, afër nivelit që kishin para daljes në pension, gjë që sigurohet përmes shumës së plotë të pensionit kombëtar, e cila është mbi kufirin e varfërisë.

Ky ligj është antikushtetues, pasi shkel nenet 4, 20 dhe 25 të Kushtetutës për barazinë e qytetarëve përpara ligjit, ndalimin e diskriminimit dhe mbrojtjen e dinjitetit të tyre.

Ai nuk është në përputhje as me Konventën Ndërkombëtare të Punës nr. 102, nenet 28 dhe 29, dhe në vend që të mbështetet në nenin 65 të saj, që lidhet me sistemin e sigurimeve shoqërore të Greqisë dhe llogaritjen e pensioneve në bazë të kontributeve.

Gjithashtu fut në mënyrë të tërthortë dhe të qëllimshme nenin 67, që i referohet vendeve që mbulojnë popullsinë në mënyrë universale mbi bazën e vendbanimit, si Danimarka, Holanda, Norvegjia etj.

Ligji shkel gjithashtu edhe rregulloret e BE-së 883/2004 dhe 987/2009 për trajtimin e barabartë të qytetarëve dhe barazimin e të huajve me vendasit pas 5 viteve qëndrimi.

Në takim morën pjesë:

  • Daullja, Kryetar i Bashkimit të Shoqatave Shqiptare,
  • Arian Tollumi, Kryetar i Shoqatës së Elbasanit,
  • Ilia Zeros, Kryetar i Bashkimit të Delvinjotëve
  • Lindita Kula, Kryetare e shoqatës “Sofra Tironse”,
  • Pullumb Meco, Kryetar i Komisionit Zgjedhor të Konfederatës së Diasporës Shqiptare në Greqi dhe aktivistja, delegate e PASOK-ut, Zamira Ndoko.

Përveç çështjes së pensioneve, u ngritën edhe tema të tjera që shqetësojnë komunitetin tonë, si statusi i lejeve të qëndrimit, të cilat nga pesëvjeçare, dhjetëvjeçare dhe pa afat janë kthyer në leje 1–2 vjeçare, të cilat shpesh jepen të skaduara ose pranë skadimit, ndërsa tarifat nuk kthehen, duke dëmtuar aplikuesit.

U diskutua gjithashtu çështja e bashkimit familjar, duke theksuar vështirësitë ligjore në këtë drejtim. Po ashtu u ngrit tema e mësimit të gjuhës shqipe në sistemin arsimor grek, duke theksuar se në Greqi jetojnë mbi 400 mijë qytetarë me origjinë shqiptare dhe se aty ku plotësohen kushtet, duhet të lejohet mësimi i saj në mënyrë fakultative.

Për të gjitha këto çështje u gjet nj; mirëkuptim të plotë dhe premtim se nga ana e tyre do t’i përfshijnë në programin e tyre dhe do t’i paraqesin në Kuvendin e Greqisë.

Latest news

Related news