30.2 C
Athens
E hënë, 21 Shtator, 2026

Një djalë nga Korça që i dha Shqipërisë një arsye për t’u krenuar!

Nga Lindita Kulla
Vetëm 17 vjeç, Orges Ibi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në skenën ndërkombëtare të shkencës, duke fituar medaljen e artë në Olimpiadën Botërore të Shkencave në Zhvillim. I riu korçar u përball me mbi 160 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, në fusha si matematika, kimia dhe programimi, dhe arriti rezultatin maksimal.

Përtej medaljes, ky është një moment që tregon se talenti, puna dhe përkushtimi i të rinjve shqiptarë nuk njohin kufij. Suksesi i Orgesit mund të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi edhe më të madh. Sipas të atit, i riu ka marrë ftesa për të vizituar disa universitete të njohura në Nju Jork.

Urime, Orges!

Një emër i ri që na kujton se e ardhmja ndërtohet nga të rinj që besojnë te dija dhe ëndrrat e tyre.

Latest news

Related news