25.7 C
Athens
E enjte, 4 Qershor, 2026

Një meteor që ra pa gjurmë në zemër të Namibisë

Në zemër të Namibisë, Afrikë, prehet një kolos i heshtur, ardhur nga hapësira, meteoriti Hoba, blloku më i madh i hekurit natyror i gjetur ndonjëherë në Tokë.

I zbuluar rastësisht në vitin 1920 nga një fermer, ndërsa punonte në fushat pranë qytetit të Grootfontein, ky meteorit tërhoqi menjëherë vëmendjen e shkencëtarëve për një sërë arsyesh… padyshim të jashtëzakonshme.

Çfarë e bën atë unik?

Pesha e jashtëzakonshme rreth 60 ton, i përbërë kryesisht nga hekuri dhe nikeli. Dimensionet janë 2.7 m në gjatësi, 2.7 m në gjerësi dhe pothuajse 1 m në trashësi.Mosha e meteoritit vlerësohet se ra në Tokë rreth 80,000 vjet më parë. E megjithatë, detaji më interesant nga të gjitha është ky:

Përplasja në tokë nuk ka lënë krater.

Si është e mundur kjo? Studiuesit hipotetizojnë se ai hyri në atmosferë me një shpejtësi të ulët dhe se forma e tij e sheshtë e ngadalësoi më tej rënien e tij, duke lejuar një rënie “të butë” që nuk krijoi kraterin klasik të përplasjes.

Një mrekulli qiellore.

Meteoriti Hoba tani është një destinacion turistik dhe shkencor, i mbrojtur si monument kombëtar. Është një nga të paktët meteorite ende në pozicionin origjinal në të cilin u gjet dhe nuk është zhvendosur kurrë, pikërisht për shkak të peshës së tij.

Ky fragment hapësinor na kujton se sa i madh, misterioz dhe plot surpriza është universi. Dhe se ndonjëherë edhe gjigantët mund të bien pa bërë zhurmë  dhe lënë gjurmë

 

Latest news

Related news