25.7 C
Athens
E enjte, 4 Qershor, 2026

Athina u mbush me aromë Shqipërie: Festivali i Gastronomisë bashkoi komunitetin shqiptar në Greqi

Në Athinë u zhvillua edicioni i gjashtë i Festivalit të Gastronomisë Shqiptare, organizuar nga Lidhja e Gruas Shqiptare nën kujdesin e Ambasadës së Shqipërisë në Greqi. Aktiviteti mblodhi gra, vajza, përfaqësues të komunitetit shqiptar, artistë, gazetarë dhe sipërmarrës shqiptarë në Greqi.

Të pranishmit u përshëndetën nga kryetarja e Lidhjes së Gruas Shqiptare, Agapi Gjika, ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, si dhe kryetarja e Komunitetit Shqiptar në Greqi, Rovena Xhori.

Pjesë e aktivitetit ishin edhe gazetarët Vladimir Selamaj dhe Lindita Kulla, ndërsa pamjet u realizuan nga operatori Fred Prendushi, të cilët pasqyruan nga afër atmosferën festive dhe promovimin e kulturës shqiptare në diasporë.

Një nga momentet më të bukura të festivalit ishte parada e kostumeve popullore shqiptare, ndërsa aktiviteti u përmbyll me këngë dhe valle tradicionale nga artistë dhe grupi polifonik “Vëllazërimi”.

Latest news

Related news