Në emisionin e radhës në ALBANIA TV, eksperti i çështjeve të emigracionit, Edmond Guri, trajton vonesat e pajustifikuara në pajisjen me leje qëndrimi për bashkim familjar, si për aplikimet fillestare, ashtu edhe për familjarët e shtetasve grekë.
Në shumë raste, emigrantët përballen me pritje të gjata, ndërsa prej muajsh nuk marrin as vërtetimin e aplikimit. Kjo situatë i lë ata në pasiguri dhe vështirësi të mëdha në jetën e përditshme në Greqi.
Pse po ndodhin këto vonesa? Çfarë i pret emigrantët dhe cilat janë të drejtat e tyre?
Të gjitha këto dhe më shumë, në emisionin e radhës në ALBANIA TV.
📧 albaniatvgreece@gmail.com
📞 +30 690 754 1526
📞 +30 699 381 4485












