20.3 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Vrasje brutale italiane në Tepelenë: Detaje dhe hetime

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë në Tepelenë, ku u gjet pa jetë një shtetas italian. Sipas policisë, 44-vjeçari me iniciale E. S. është vrarë me armë zjarri.

Trupi i viktimës u zbulua rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”. Raportohet se 44-vjeçari italian banonte në Tiranë.

Njoftimi i policisë sqaron më tej:

  • Tepelenë/Informacion paraprak: Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, pasi morën njoftimin, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2