20.3 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Avioni i Air Albania vonohet 6 orë, arkivoli ngec në bord

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Një person i pajetë u bë “viktimë” e një pritjeje absurde, duke qëndruar për orë të tëra brenda avionit të Air Albania, së bashku me pasagjerët që udhëtonin drejt Milanos.

Fluturimi u vonua për më shumë se 6 orë, ndërsa arkivoli, në vend të udhëtonte në qetësi, u kthye në simbolin më tragjik të kaosit në këtë kompani.

Pasagjerët u mbajtën në bord pa informacion, në nxehtësi dhe pasiguri, ndërsa kompania nuk dha asnjë sqarim për vonesën.

Në pistën e Rinasit, Air Albania dëshmoi sërish se as të gjallët e as të vdekurit nuk e kanë të sigurt një fluturim normal.

Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme dhe nuk ka kohë të mjaftueshme për t’i bërë ritualet e nevojshme, sipas raportimeve.

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2