Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë, me mbështetjen e Policisë së Rendit dhe Policisë Bashkiake, ka nisur prej ditës së djeshme aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në hapësira publike.
Aksioni ka nisur në lagjen nr.4 të Sarandës, ku janë evidentuar javët e fundit disa shtesa në katet e para të pallateve. Këto shtesa jo vetëm kishin zaptuar hapësirat publike dhe ato të përbashkëta, por në disa raste bllokonin edhe trotuaret për kalimin e qytetarëve.
Deri më tani, nuk ka pasur rezistencë nga ana e banorëve.
Mësohet se aksioni do të shtrihet në gjithë territorin e Bashkisë Sarandë, përfshirë edhe Ksamilin.















