Autoritetet italiane kanë arrestuar Saimir Kolaverin, i cili dyshohet të jetë përfshirë si ndërmjetës në vrasjen e Klevis Lleshit.
Sipas informacioneve, Kolaveri ka luajtur rolin e lidhjes mes dy personave kryesorë të përfshirë në këtë ngjarje. Ai dyshohet të ketë qenë ndërmjetësi mes Aurel Hoxhës, i cili mendohet se ka urdhëruar vrasjen për shkak të motiveve të gjakmarrjes, dhe Sahab Nuzit, i cili dyshohet ta ketë ekzekutuar krimin kundrejt një pagese prej 50,000 euro.
Në këtë skenar, Hoxha akuzohet për dhënien e urdhrit të vrasjes ndaj Lleshit, ndërsa Nuzi përmendet si ekzekutori material i krimit, i cili mori para për kryerjen e tij.















