Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka përfunduar ditët e tij në burg. Ai u dënua nga Gjykata e Apelit të Posaçëm me 2 vite e 8 muaj burgim. Pas dhënies së dënimit, ai u shtrua në spital për shkak të problemeve shëndetësore, duke përfshirë aritmia, ankthi dhe hernia diskale. Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, më 21 shtator u rikthye në burgun e Durrësit për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.
Avokati i tij deklaroi se Vangjush Dako do të qëndronte në qeli vetëm për 6 ditë, pasi sipas llogaritjeve dënimi i tij do të përfundonte. Pjesa më e madhe e dënimit ai e ka kryer në masën e “arrestit shtëpiak”.
Dako u akuzua nga SPAK për shpërdorim detyre në dy episode:
- Miratimi i lejes së ndërtimit për shoqërinë Fakle sh.p.k, ku dokumentet u përpiluan dy vite pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët kishin hyrë në apartamentet e tyre.
- Një procedurë prokurimi për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.















