20.3 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Zbardhet vrasja e Klevis Lleshit, SPAK lëshon 4 urdhër-arreste

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbardhur vrasjen e 24-vjeçarit Klevis Lleshi, i cili u zhduk në vitin 2020, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet rreth 2 vite e gjysmë më vonë, i varrosur në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit.

Burime bëjnë me dije se SPAK ka lëshuar 4 urdhër-arreste për persona që dyshohet se janë përfshirë në këtë ngjarje kriminale. Një person është arrestuar, ndërsa tre të tjerët janë shpallur në kërkim.

Aurel Hoxha, pronar i lokalit “Monopol”, dyshohet të jetë urdhëruesi i rrëmbimit dhe vrasjes së Klevis Lleshit. Operacione policore po kryhen në Mamurras, Kamëz dhe Fresk.

Zhdukja e Klevis Lleshit:

  • Klevis Lleshi u denoncua si i zhdukur më 5 gusht 2020. Pas 9 ditësh kërkimesh, e ëma bëri apel publik, duke deklaruar se djali i saj ishte rrëmbyer.
  • Familja Lleshi ka një histori të gjatë hasmërie, e cila dyshohet të ketë shkaktuar tashmë 4 viktima, duke përfshirë babain dhe xhaxhain e Klevisit, si dhe dy persona të tjerë të zhdukur.
  • Hasmëria dyshohet se ka filluar në Londër dhe më pas është transferuar në Burrel.

Identifikimi i trupit:

  • Në dhjetor 2020, në fshatin Shpërdhet u gjetën mbetje kockore njerëzore. Pas analizave ADN, në shkurt 2023 u konfirmua se ato i përkisnin Klevis Lleshit.
  • Trupi i tij u gjet i groposur dy vite e gjysmë pas zhdukjes, si pasojë e erozionit.
  • Klevis Lleshi ishte i treti person i familjes Lleshi i vrarë në 10 vitet e fundit.

Deklaratat e nënës:

  • Fatbardha Lleshi, nëna e Klevisit, ka denoncuar publikisht rrëmbimin e djalit të saj dhe ka kërkuar drejtësi nga autoritetet.
  • Ajo ka shprehur dyshime se djali i saj është dorëzuar tek hasmi nga shoqëria e tij.
  • Ajo ka denoncuar mungesën e veprimeve nga ana e policisë dhe prokurorisë së Burrelit, duke dyshuar se ata janë bërë palë me krimin.

Historia e hasmërisë me familjen Hoxha:

  • Vrasja e emigrantit Agim Hoxha nga Anglia në vitin 2012 dyshohet të ketë shkaktuar vrasjen e Arben Lleshit në Angli, i cili u dënua me burgim të përjetshëm.
  • Kjo ngjarje dyshohet të ketë çuar në vrasjen e babait të Klevisit, Xhavit Lleshit, në vitin 2013, dhe më pas të xhaxhait të tij, Hajredin Lleshit, katër vite më vonë.
  • Në vitin 2017 u zhduk djali i xhaxhait, Artan Lleshi, dhe në gusht 2020 u zhduk Klevis Lleshi.
Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2