Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në lagjen nr. 4, në “Rrugën e Portit”, ku një automjet tip Benz ka përplasur një këmbësor.
Sipas informacionit paraprak nga policia, mjeti drejtohej nga shtetasi M. P., 24 vjeç, ndërsa i lënduari është identifikuar si I. D., 71 vjeç, banues në Durrës.
Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.















