Avokati Spartak Ngjela ka komentuar shkarkimin e sotëm të Erion Veliajt nga pozita e kryebashkiakut të Tiranës, vendim i marrë nga qeveria. Në një studio televizive, Ngjela u shpreh se Bashkia Tiranë ka nevojë për një drejtues të ri.
Ai sqaroi se prokuroria ka të gjitha kompetencat për të vendosur për fatin e një personi të dyshuar. “Ai është i arrestuar, gjithçka e ka në dorë prokuroria se ka askush tjetër,” tha Ngjela. “Hetuesi thotë nuk e lëshoj nga burgu sepse më prish provat. Nuk arreston njeri pa prova kryetarin e bashkisë.”
Avokati theksoi se Partia Socialiste (PS) detyrohet nga ligji të marrë këto masa, pasi kryeqyteti nuk mund të mbetet pa kryetar. “Ai bëri gabim që nuk dha dorëheqjen, ai është nën akuzë. Prokurori e di që ka forcë që të manipulojë provat. Nëse ai e hedh në proces gjyqësor dhe fiton gjyqin problem tjetër,” shtoi ai.
Në vijim, Ngjela ngriti çështjen e pasojave në rast se Veliaj do të shpallet i pafajshëm. “Rama ka të drejtë që ta pushojë dhe ai ka të drejtë që ti drejtohet një gjykate. Shkarkimi i tij është domosdoshmëri se është në akuzë penale. Ai mund të marr edhe pafajësi, çfarë do të ndodh pastaj? Kush do të përgjigjet. Kështu ka një lloj nxitimi.”
“Ata e kanë arrestuar sepse ai mund të devijonte provat, kryesorja e arrestit,” përfundoi avokati.















