Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ku ai kërkonte pafajësi mbi akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Gjici kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit të datës 24 qershor të vitit të kaluar dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”, por Gjykata e Lartë e ka refuzuar.
“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi, Safet Gjici, kundër vendimit nr. 25 (87-2024-175), datë 24.6.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton Gjykata.
Gjici u dënua nga Shkalla e Dytë e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg për skandalin seksual brenda zyrës së Bashkisë Kukës me Alma Kaçin. Gjici është liruar nga qelia për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe iu vendos masa e sigurisë arrest shtëpie.















