20.3 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Arrestohen 4 gjermanë në Shëngjin me kanabis

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Në zonën e Shëngjinit, Policia Kufitare ka arrestuar katër shtetas gjermanë, pasi u konstatuan duke poseduar kanabis në automjetin e tyre, me synimin për ta shitur atë në doza.

Të arrestuarit janë shtetasit gjermanë L. H., 28 vjeç, L. S., 25 vjeç, S. H., 27 vjeç, dhe M. R., 23 vjeç, të gjithë banues në Gjermani.

Ky grup u ndalua nga shërbimet e Policisë Kufitare në Shëngjin, pranë një automjeti tip “Dacia”. Gjatë kontrollit, në mjet u gjet një sasi lënde e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa. Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se këta persona posedonin këtë substancë me qëllim shitjen në doza.

Materialet e rastit i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për vazhdimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme, nën akuzën e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2