Eksperti i çështjeve të emigracionit në Greqi, Edmond Guri, ishte i ftuar në Albania TV, ku analizoi zhvillimet më të fundit pas krizës së Ceutës dhe ndikimin e tyre në politikat migratore të Greqisë, Spanjës dhe Bashkimit Evropian.
Gjatë intervistës, ai shpjegoi se BE-ja po shkon drejt zbatimit të kontrolleve më të rrepta për migracionin e paligjshëm, me procedura më të shpejta për azilin, kthimet dhe verifikimet në kufijtë e jashtëm. Ndërkohë, sqaroi se emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë ligjërisht në Greqi nuk pritet të preken drejtpërdrejt nga këto ndryshime, megjithëse procedurat administrative mund të bëhen më të detajuara dhe kontrollet më të rrepta.
Në intervistë u diskutuan gjithashtu sfidat e reja të politikës evropiane të migracionit, perspektiva e lejeve të qëndrimit në Greqi dhe këshillat praktike për emigrantët shqiptarë që të jenë të rregullt me dokumentacionin e tyre dhe të ndjekin procedurat ligjore.
Na kontaktoni në:
📧 albaniatvgreece@gmail.com
📞 +30 690 754 1526
📞 +30 699 381 4485