Rasti i fundit tregon se narrativa qeveritare për “ligjin, rendin dhe politikën e ashpër të emigracionit” po shembet edhe një herë si një kështjellë prej letre.
Sipas avokatit të njohur Kerasiotis, ndërsa çdo ditë dëgjojmë deklarata për forcimin e kufijve dhe luftën kundër emigracionit të paligjshëm, realiteti rezulton shumë më kompleks.
Siaps tij, n këtë rast, përveç pretendimit për qëndrim të paligjshëm, ekzistonte edhe një urdhër i gjyqtarit, i cili çoi në vendosjen e masës së paraqitjes periodike në komisariat. Si pasojë, pritet të lëshohet edhe një vërtetim i posaçëm i qëndrimit të ligjshëm, që do të thotë legalizim i qëndrimit nëpërmjet procedurave të parashikuara nga ligji gjatë procesit penal.
Ml tej avoakti i njohur sqaron se ky zhvillim nxjerr në pah kontradiktat e politikës aktuale të emigracionit. Nga njëra anë dominojnë deklaratat për ashpërsim të masave, ndërsa nga ana tjetër vetë zbatimi i ligjit prodhon rezultate që bien ndesh me narrativën politike.
Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: A mund të mbështetet një politikë e emigracionit vetëm te retorika publike, apo nevojitet një sistem ligjor funksional dhe koherent që t’i përgjigjet realitetit?












