30.2 C
Athens
E hënë, 21 Shtator, 2026

PS propozon reformën e re territoriale: Bashkitë nga 61 në 46, krijohet niveli i ri “Qyteti”

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend projektligjin për reformën e re territoriale, i cili parashikon një riorganizim të thellë të pushtetit vendor dhe uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Sipas draftit, 28 bashki do të bashkohen në 13 bashki të reja, ndërsa synimi i reformës është rritja e efikasitetit administrativ, përmirësimi i ofrimit të shërbimeve dhe forcimi i qeverisjes vendore.

Ndër bashkitë që propozohet të shkrihen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas.

Një nga risitë kryesore të reformës është krijimi i nivelit të ri administrativ “Qyteti”, duke zëvendësuar strukturën aktuale “Bashki – Njësi Administrative” me modelin “Bashki – Qytet – Njësi Administrative”.

Sipas relacionit shoqërues, qyteti do të ketë një rol më të qartë në planifikimin, koordinimin dhe organizimin e shërbimeve publike, ndërsa do të drejtohet nga një nënkryetar bashkie përgjegjës për administrimin e tij.

Nëse projektligji miratohet, Shqipëria do të ketë 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative, ndërsa 20 nga bashkitë e reja do të përfshijnë më shumë se një qytet, duke krijuar një organizim të ri të pushtetit vendor në vend.

Latest news

Related news