30.2 C
Athens
E hënë, 21 Shtator, 2026

Pano Ruci: “Populli shqiptar është zgjuar, po populli grek?”

Pano Ruci, babai i një prej viktimave të tragjedisë së Tembit, në një dekalrtë të tioj në rrejtet sociale ka përshëndetur mobilizimet që po zhvillohen në Shqipëri, si edhe ndërhyrjen e djeshme me pankartë të grupit “Rubikonas” jashtë Ambasadës Shqiptare në Greqi.

Në reagimin e tij publik, Panos Ruci i referohet luftës së madhe që, sipas tij, po zhvillon populli shqiptar kundër një “investimi faraonik”, i cili – siç thekson ai – lidhet me interesa të familjes së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Njëkohësisht, ai shprehet kundër nacionalizmit në Ballkan, duke dërguar një mesazh rezistence dhe solidariteti mes popujve, ndërsa i bën thirrje edhe popullit grek të “zgjohet”, duke marrë si shembull edhe çështje të rënda si tragjedia e Tempi train crash.

Në postimin e tij ai shkruan: “Jemi këtu për të dërguar një përshëndetje “luftarake”  në Ballkan, tek vëllezërit tanë në të gjithë Shqipërinë, për t’i falënderuar dhe për t’u thënë se sa shumë ju admirojmë.

Por edhe për t’u thënë se sa shumë shpresojmë që ashtu si dikur, në këtë rajon ku jetojmë, urrejtja dhe luftërat nacionaliste u përhapën si zjarr, sot të ndodhë e kundërta: të përhapet lufta për të drejta, rezistenca dhe solidariteti mes popujve.”

Duke e mbyllur mesazhin e tij, ai shton: “Populli në Shqipëri është zgjuar. Ne, kur do të zgjohemi?”, duke lënë të nënkuptohes të populli grek është ende në “gjumë” dhe se po tregonb apati ndaj padrejtësive.

Latest news

Related news