Përshëndetje miq të dashur! Mirë se vini në rubrikën “Sofra pranë jush”, aty ku sjellim histori, aktivitete dhe momente që mbajnë gjallë frymën shqiptare kudo ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë. Sot ndalemi në Nafpaktos dhe Dhoridhë, ku Shoqata Kulturore e Emigrantëve Shqiptarë organizoi me shumë sukses festën kushtuar Ditës së Fëmijëve dhe përmbylljes së vitit të parë të kursit plotësues të gjuhës shqipe. Ishte një ditë e mbushur me emocione, buzëqeshje dhe krenari kombëtare. Fëmijët, me talentin dhe dashurinë e tyre për gjuhën shqipe, ishin në qendër të kësaj feste të bukur, duke na kujtuar se ruajtja e identitetit kombëtar fillon pikërisht tek brezat e rinj. Një mirënjohje e veçantë shkon për mësueset e palodhura, për prindërit që mbështesin këtë mision fisnik, për nënat dhe motrat që sollën në tryezë shijet e traditës shqiptare, si dhe për të gjithë ata që kontribuan në organizimin e këtij aktiviteti. Falënderime të përzemërta edhe për Shoqatën e Emigrantëve të Patrës, për Kryetarin e Bashkisë zoti Giza, për grupin e muzikës live të drejtuar nga Jovan Prifti dhe për të gjithë vullnetarët që punuan me zemër për suksesin e kësaj dite. Nga rubrika “Sofra pranë jush”, përgëzime për këtë shembull të bukur bashkimi, përkushtimi dhe dashurie për gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare. Unë jam Lindita Kulla. Ju falënderoj që na ndiqni.
Na kontaktoni në:
📧 albaniatvgreece@gmail.com
📞 +30 690 754 1526
📞 +30 699 381 4485












