19.3 C
Athens
E martë, 22 Shtator, 2026

Lajm i fundit: Dhunohet rëndë analisti Ilir Demaliaj, ngrihen pikëpyetje për motivet e sulmit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku analisti 67-vjeçar Ilir Demaliaj, shtetas shqiptar dhe amerikan, është dhunuar sapo ka dalë nga banesa e tij.

Demaliaj është një figurë e njohur e debatit publik, aktiv me analizat dhe komentet e tij në emisione televizive dhe podcaste të ndryshme. Deri më tani, autorët dhe motivet e këtij sulmi nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet që autoritetet të hedhin dritë mbi rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të forta: Kush qëndron pas këtij akti? A lidhet dhuna me aktivitetin e tij publik dhe qëndrimet e shprehura në media? Çfarë mesazhi jep një sulm i tillë për lirinë e fjalës dhe të mendimit në Shqipëri?

Përgjigjet për këto pyetje pritet të dalin nga hetimet, ndërsa opinioni publik kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Latest news

Related news