30.2 C
Athens
E hënë, 21 Shtator, 2026

IMPORTOJMË PUNËTORË, EKSPORTOJMË SHQIPTARË?

Nga FATJON SOFTA

Shqipëria po orienton gjithnjë e më shumë tregun e punës drejt punëtorëve të huaj, nga Egjipti, India dhe vende të tjera. Pyetja nuk është nëse një punëtor i huaj është i mirë apo i keq. Pyetja është: pse Shqipëria po kërkon fuqi punëtore jashtë, ndërkohë që mijëra shqiptarë largohen çdo vit?
Nëse mungojnë punëtorët, a kemi mungesë reale të fuqisë punëtore apo kemi mungesë pagash, kushtesh dhe perspektive për shqiptarët?
Nëse biznesi mund të zëvendësojë mungesën e punëtorit me importimin e fuqisë punëtore, a do të ketë më pak presion për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve?
Dhe mbi të gjitha:
Çfarë politike demografike po ndërton Shqipëria?
Një vend ku shqiptarët largohen dhe vendet e tyre të punës mbushen me të huaj, apo një ekonomi që krijon kushtet që shqiptari të qëndrojë, të punojë dhe të kthehet?

Punëtori i huaj nuk është problemi.
Problemi është një politikë që mund të trajtojë pasojën, ndërsa nuk zgjidh shkakun.
Importojmë punëtorë apo eksportojmë shqiptarë?
Kjo duhet të jetë një nga debatet më serioze për të ardhmen ekonomike dhe demografike të Shqipërisë.

Latest news

Related news