Bashkia e Patres po mori pjes dhe4shoqaya Shqiptare Shqiptare
🎙️ Voice-over – Sofra pranë jush
Në kuadër të festimeve të 1 Maji, Bashkia e Patra organizoi një nga aktivitetet më të bukura pranverore – Festën e Luleve.
Kjo festë u zhvillua më 29 prill, në sheshin Psila Alonia, duke mbledhur dhjetëra grupe vallesh dhe artistë nga e gjithë Greqia, por edhe nga vende të tjera të Ballkanit e më gjerë.
Në këtë atmosferë plot ngjyra, muzikë dhe jetë, morën pjesë 47 grupe vallesh, që sollën në skenë traditat dhe kulturat e tyre, duke krijuar një mozaik të vërtetë kulturor.
Një vend të veçantë në këtë aktivitet e zuri edhe komuniteti shqiptar. Shoqata Kulturore e Emigrantëve Shqiptarë të Nafpaktosit dhe Dhoridhës, me grupin e valleve “Rrënjët tona”, solli performanca nga të gjitha krahinat shqiptare, duke përcjellë me krenari traditën, ritmin dhe shpirtin shqiptar.
Me kostumet tradicionale dhe energjinë e tyre, ata jo vetëm që prezantuan kulturën tonë, por edhe ndezën skenën me performancën e tyre të veçantë.
Në këtë festë ishin të pranishme edhe shoqata të tjera shqiptare, si Shoqata “Emigranti” në Patra, Shoqata “Bashkimi i Shqiptarëve”, si dhe Komuniteti Shqiptar i Patrës, të cilët kontribuan me grupet e tyre të valleve dhe krijuan një prezencë të fortë shqiptare në këtë event.
“Sofra pranë jush” ju sjell nga afër këtë atmosferë festive, aty ku kultura lulëzon, tradita bashkon dhe identiteti ruhet me krenari.












