24 C
Athens
E martë, 29 Shtator, 2026

Lajmi që prisnin shqiptarët në Greqi: hapet rruga drejt shtetësisë greke!

Eksperti i çështjeve të emigracionit, Etmond Guri, analizon dhe shpjegon në detaje zhvillimet më të fundit lidhur me nënshtetësinë greke dhe ndryshimet në procesin e natyralizimit.
Më 24 shtator 2026, Ministria e Brendshme greke u ka dërguar të gjitha Drejtorive të Shtetësisë udhëzimet e reja pas vendimeve të Këshillit të Shtetit për kriterin e të ardhurave.
Sipas kuadrit të ri, të ardhurat nuk mund të përbëjnë më një kriter të vetëm dhe automatik për refuzimin e një aplikimi për nënshtetësi greke. Gjendja ekonomike duhet të vlerësohet së bashku me elementet e tjera të integrimit, si punësimi, detyrimet tatimore, kontributet e sigurimeve dhe lidhjet sociale me Greqinë.
Çfarë ndryshon konkretisht për emigrantët shqiptarë? Çfarë ndodh me aplikimet që janë ende në shqyrtim dhe me ata që janë refuzuar më parë për shkak të të ardhurave?
Etmond Guri sjell analizën e plotë dhe shpjegon hap pas hapi çfarë parashikojnë vendimet e Këshillit të Shtetit, çfarë ndryshon me udhëzimet e reja dhe cilat janë çështjet që mbeten ende për t’u sqaruar për emigrantët që kërkojnë nënshtetësinë greke me natyralizim.
Na kontaktoni në:
📧 albaniatvgreece@gmail.com
📞 +30 690 754 1526
📞 +30 699 381 4485

Latest news

Related news