23.4 C
Athens
E hënë, 28 Shtator, 2026

Një kufi mund ta ndryshojë gjithçka në çift – psikologia Ina Gishto zbulon arsyet dhe pasojat

Çfarë ndodh në një marrëdhënie kur njëri prej partnerëve vendos një kufi? A është kufiri një mënyrë për të mbrojtur veten dhe marrëdhënien, apo mund të kthehet në një burim konflikti mes partnerëve?
Për këto dhe shumë pyetje të tjera flet psikologia Ina Gishto, e cila analizon dinamikat e marrëdhënieve në çift dhe arsyet që ndikojnë në jetën bashkëshortore.
Vendosja e kufijve, komunikimi, mungesa e mirëkuptimit, pritshmëritë ndaj partnerit, xhelozia, pasiguria dhe mënyra se si secili prej nesh përballet me konfliktin, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në marrëdhënien në çift. Kur këto probleme nuk diskutohen në kohë, ato mund të krijojnë distancë emocionale dhe të sjellin pasoja në marrëdhënien bashkëshortore.
Ku duhet të vendoset kufiri? Kur bëhet kufiri i shëndetshëm dhe kur kthehet në pengesë për çiftin? Psikologia Ina Gishto sjell këndvështrimin e saj mbi këto çështje dhe shpjegon se si mund të ndërtohet një marrëdhënie më e shëndetshme përmes komunikimit dhe respektit reciprok.
Na kontaktoni në:
📧 albaniatvgreece@gmail.com
📞 +30 690 754 1526
📞 +30 699 381 4485

Latest news

Related news