Njeriu pas personazheve
Në episodin e parë të podcastit “Me Elonën”, kam kënaqësinë të mirëpres aktorin e njohur Nikolla Llambro, një emër i dashur dhe i njohur për publikun shqiptar.
Këtë herë, përtej roleve dhe personazheve që kemi parë në ekran e në skenë, flasim me njeriun Nikolla Llambro.
Një bisedë e hapur për rrugëtimin e tij në art, kujtimet nga kinematografia shqiptare, jetën pas kamerave, largimin nga Shqipëria dhe përvojën e emigracionit në Greqi. Flasim për sakrificat, vështirësitë, familjen, zgjedhjet e jetës, nostalgjinë dhe raportin e tij me Shqipërinë pas kaq shumë vitesh larg saj.
Ka edhe kujtime, humor, pyetje të papritura dhe rrëfime që na tregojnë një Nikolla Llambro përtej asaj që publiku njeh nga ekrani.
Ky është edhe episodi i parë i “Me Elonën”, një podcast që synon të sjellë njerëz dhe histori të vërteta, përmes bisedave të drejtpërdrejta dhe pa formalitete të panevojshme.
Na kontaktoni në:
📧 albaniatvgreece@gmail.com
📞 +30 690 754 1526
📞 +30 699 381 4485












