26.6 C
Athens
E hënë, 21 Shtator, 2026

Aksident fatal pranë TEG-ut: Betonierja shtyp makinë pasi bie nga lart

TIRANË – Një aksident i rëndë ka tronditur pasditen e kësaj të mërkure zonën pranë TEG-ut, në periferi lindore të kryeqytetit, ku një betoniere ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga lartësia mbi autostradë.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti i tonazhit të rëndë ka përfunduar mbi karrexhatë, duke shtypur edhe një automjet që po qarkullonte në atë moment. Përplasja ka qenë tepër e fortë, ndërsa në vendngjarje janë krijuar skena të rënda.

Policia dhe ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendin e aksidentit, ku kanë nisur operacionin për nxjerrjen e personave të bllokuar dhe sigurimin e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka shkaktuar një viktimë dhe një person të plagosur, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkohë, qarkullimi në segmentin rrugor pranë TEG-ut është rënduar ndjeshëm dhe policia u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin zonën deri në normalizimin e situatës.

Albania TV do t’ju mbajë të informuar me çdo zhvillim të ri lidhur me këtë ngjarje tragjike.

Latest news

Related news