Një video-dëshmi ka fiksuar momentet dramatike në aeroportin e Zakynthos, ku një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore Greke u përfshi nga flakët pak minuta pas një uljeje emergjente.
Sipas mediave greke, piloti u detyrua të kryente ulje emergjente pasi avioni pësoi një defekt teknik gjatë fluturimit. Menjëherë pas ndalimit në pistë, shpërtheu zjarri, ndërsa ekipet zjarrfikëse të aeroportit ndërhynë me shpejtësi për të vënë situatën nën kontroll.
F-16 ishte ngritur nga baza ajrore e Araxos, kur u raportua problemi teknik. Piloti njoftoi menjëherë Qendrën Kombëtare të Operacioneve Ajrore, Shtabin e Aviacionit Taktik dhe bazën e Araxos, duke ndjekur procedurat e sigurisë.
Pas alarmit, autoritetet e aeroportit të Zakynthos pezulluan përkohësisht të gjitha fluturimet, derisa operacioni i shuarjes së zjarrit përfundoi dhe aeroporti u rikthye në funksion normal.
Sipas informacioneve paraprake, piloti është jashtë rrezikut, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime












