30.2 C
Athens
E hënë, 21 Shtator, 2026

Tragjedi në Tiranë: Dy viktima dhe 15 të plagosur, një i mitur në gjendje të rëndë

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë rrugor i ndodhur mesditën e sotme pranë QTU-së, ku një furgon i linjës Berat–Tiranë doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka qenë fatal për dy persona, të cilët humbën jetën në vendngjarje, ndërsa disa pasagjerë të tjerë mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë në spital.

Tragjedi pranë QTU-së: Dy viktima dhe disa të plagosur, një i mitur në gjendje të rëndë
Tragjedi pranë QTU-së: Dy viktima dhe disa të plagosur, një i mitur në gjendje të rëndë

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, deklaroi se katër prej të lënduarve ndodhen në sallën e operacionit, mes tyre edhe një i mitur, gjendja e të cilit paraqitet e rëndë.

“Katër të lënduar ndodhen në sallën e operacionit, mes tyre edhe një i mitur”, tha Brataj.

Sipas tij, në spital po marrin trajtim mjekësor nga 10 deri në 14 persona të plagosur, ndërsa ekipet mjekësore vijojnë të monitorojnë nga afër gjendjen e tyre.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.

Latest news

Related news