Korça ka tashmë një tjetër investim të rëndësishëm në shërbim të arsimit dhe të rinjve ka njofuar ditën e sotme ndërmjet rrjeteve social kryemsinsti Edi Rama.

Sipas njoftimit tashmë punimet në Polin e Dijes kanë përfunduar, duke i shtuar qytetit një infrastrukturë moderne akademike që synon të forcojë rolin e tij si qendër e arsimit dhe dijes.
Objekti i ri është pajisur me auditorë bashkëkohorë, laboratorë funksionalë dhe bibliotekë moderne, duke krijuar kushte optimale për formimin akademik dhe profesional të studentëve dhe të rinjve.

Kryeministri nënvizon se ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm për zhvillimin afatgjatë të Korçës, duke ofruar më shumë mundësi për edukim cilësor dhe përgatitje profesionale.
Me Polin e Dijes, Korça forcon edhe më tej identitetin e saj si qyteti i arsimit, kulturës dhe mundësive për brezat e rinj.












