25.7 C
Athens
E enjte, 4 Qershor, 2026

Nën dritat e Athinës, fjala shqipe çel si lule – promovohet libri i Onrela Hysi

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë u zhvillua ceremonia e promovimit të librit të autores Onrela Hysi, në praninë e personaliteteve të komunitetit shqiptar, artdashësve dhe dashamirësve të librit.
Aktiviteti u karakterizua nga vlerësime për krijimtarinë e autores dhe rëndësinë e promovimit të kulturës shqiptare në diasporë. Ngjarja u ndoq dhe u pasqyrua nga Albania TV, me Lindiata Kulla dhe operatorin Fredi Prendushi, të cilët sollën për publikun momentet më të veçanta të këtij aktiviteti kulturor.
Ky promovim dëshmoi edhe një herë rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në Greqi në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare.

Latest news

Related news