25.7 C
Athens
E enjte, 4 Qershor, 2026

“Të lidhur me botën, por gjithnjë e më larg njëri-tjetrit” – Gangrena e varësisë nga telefoni

“Sot, në rubrikën ‘Sofra për Ju’ në Albania TV, ndalemi te një fenomen që është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme.
Kudo që shkojmë… në metro, në autobus, në rrugë, në kafene…
shohim të njëjtën pamje.
Njerëz me telefonin në dorë. Me kokën ulur. Me sytë të përqendruar vetëm te ekrani.
Ecim duke parë telefonin. Presim duke parë telefonin. Madje edhe kur jemi ulur pranë njëri-tjetrit… shpesh mungon komunikimi i vërtetë.
Teknologjia është bërë pjesë e kohës moderne dhe padyshim na ka lehtësuar jetën.
Por në të njëjtën kohë, lind edhe një pyetje:
– Sa po na afron telefoni me botën… dhe sa po na largon nga njerëzit pranë nesh?
Në këtë video do të shihni pamje të zakonshme të përditshmërisë sonë.
Pamje që i shohim çdo ditë… por rrallë ndalemi t’i reflektojmë.
Një reflektim i vogël për kohën që jetojmë. Për mënyrën si komunikojmë sot.
Dhe për momentet reale që ndonjëherë kalojnë pranë nesh… pa i vënë re.
Ndoshta, ndonjëherë, kemi nevojë vetëm për pak më shumë sy më sy… dhe pak më pak ekran.”

Latest news

Related news