Me pjesëmarrjen e dhjetëra shoqatave dhe organizatave shqiptare nga e gjithë Greqia, u zhvilluan në Athinë zgjedhjet për drejtimin e Diasporës Shqiptare në Greqi, në ambientet e hotelit “Wyndham”.
Procesi u realizua në përputhje me statutin dhe standardet demokratike, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të autorizuar nga organizata të shkallës së parë dhe të dytë.
Në përfundim të votimit, kryetar i Diasporës Shqiptare në Greqi u zgjodh Etmond Guri, ndërsa në kryesi u përfshinë edhe emra të njohur të komunitetit shqiptar, si Ardian Daullja, Lulzim Cina, Sofia Ioli Buda, Engjell Alizoti dhe të tjerë.
Gjatë punimeve u theksua rëndësia e unitetit, bashkëpunimit dhe forcimit të rolit institucional të diasporës shqiptare në Greqi.
Kryesia e re pritet të fokusohet në përfaqësimin e interesave të komunitetit shqiptar, si dhe në promovimin e të drejtave sociale, ekonomike dhe kulturore të bashkëatdhetarëve.
Albania TV ndoqi nga afër këtë proces dhe sjell këtë kronikë ekskluzive për publikun.
Na kontaktoni në:
📧 albaniatvgreece@gmail.com
📞 +30 690 754 1526
📞 +30 699 381 4485












