12.1 C
Athens
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Boniek: Katastrofë për futbollin polak po na mundi Shqipëria

Zbigniew Boniek mendon se një humbje e Polonisë me Shqipërinë në play-off të Botërorit do të ishte një katastrofë për futbollin polak.

Gjithsesi, duke folur për mediat vendase, ai është shprehur se Polonia ka përballë një kundërshtar jo të lehtë.

“Humbja kundër Shqipërisë do të ishte një goditje shkatërruese për futbollin polak. Askush prej nesh nuk mund ta kishte imagjinuar, por kundërshtari është vërtet i papërshtatshëm dhe aktualisht po përjeton momentin e tij më të mirë. Në gjysmëfinalet e play-off të Kupës së Botës, Polonia është favorite, por nuk do të jetë një formalitet. Nuk pres një fitore të lehtë. Shqiptarët janë të paparashikueshëm”.

Legjenda e futbollit polak kujton që Shqipëria e la pas Poloninë në kualifikueset e Euro 2024.

“Ky është një ekip me përvojë dhe inteligjent që e kaloi Poloninë në kualifikueset e Euro 2024, dhe ndeshja në Varshavë në marsin e 2023 përfundoi me një fitore me fat 1-0 për ekipin tonë”.

Latest news

Related news