13.3 C
Athens
E shtunë, 10 Janar, 2026

Albania Tv: Kur poezia prek zemrat: Uarda Albunesa prezanton librin e saj në Athinë

KRONIKË TV – “Sofra pranë jush” me Lindita Kulla
Kameraman: Fred Prendushi
Në kryeqytetin grek, Athinë, u mbajt mbrëmjen e djeshme promovimi i librit të ri poetik të autores shkodrane Uarda Albunesa, një zë i ri dhe i veçantë që po lë gjurmë në letërsinë bashkëkohore shqiptare.

E pranishme në këtë aktivitet kulturor ishte edhe rubrika jonë “Sofra pranë jush”, me gazetaren Lindita Kulla dhe kameramanin Fred Prendushi, të cilët ndoqën nga afër emocionet, energjinë dhe të gjithë atmosferën e këtij momenti të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Greqi.
Në intervistën ekskluzive për “Sofra pranë jush”, autorja Uarda Albunesa foli për rrugëtimin e saj krijues, për frymëzimin që e shtyn të shkruajë, si dhe për mesazhet që lexuesi do të gjejë mes vargjeve të saj.
Poezia e saj vjen e sinqertë, me ndjeshmëri të thellë dhe me guxim artistik — një pasuri që diaspora shqiptare e mirëpret me krenari.
Promovimi tërhoqi vëmendjen e shumë bashkatdhetarëve, të cilët e duartrokitën talentin dhe punën e autores, duke treguar edhe njëherë se kultura mbetet një pikë e fortë bashkimi për shqiptarët kudo ndodhen.
“Sofra pranë jush” do të vazhdojë të jetë pranë komunitetit, duke sjellë zërat, historitë dhe vlerat kulturore të shqiptarëve në Greqi.
Na kontaktoni në:
📧 albaniatvgreece@gmail.com
📞 +30 690 754 1526
📞 +30 699 381 4485

Latest news

Related news