21.4 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Sekuestro Pasurish: Hotel, Prona e Makina nga Trafiku i Drogës

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë ka vendosur sekuestrimin e një sërë pasurish, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës në Itali dhe Spanjë. Hetimet janë përqendruar te shtetasi Edri Buliçka, i cili deklaroi se punonte si kamarier në fshatin Udënisht të Pogradecit, por verifikimet zbuluan se ai nuk ka qenë kurrë realisht i regjistruar apo aktiv në ndonjë subjekt punësimi.

Pavarësisht mungesës së aktivitetit të ligjshëm të punësimit, ai ka grumbulluar pasuri të konsiderueshme në emër të tij dhe anëtarëve të familjes, të cilat dyshohet të jenë produkt i pastrimit të parave. Nëna e tij, Edlira Buliçka, kishte hapur një aktivitet “Shitje online” me adresë shtëpinë familjare, pa pasur qarkullim ekonomik real.

Pasuritë e kërkuara për sekuestrim përfshijnë:

  • Pasuria me numër identifikimi 1/516, ZK 8581, në emër të E.B. dhe E.B., me sipërfaqe 152.5 m², objekti “RICH HOTEL” në qytetin e Pogradecit.
  • Pasuria me numër identifikimi 12/311, ZK 8581, truall, me sipërfaqe 965m², blerë nga shtetasi E.B.
  • Pasuria me numër identifikimi 8/88, ZK 8581, truall, në pronësi të shtetasve E.B. dhe E.B.
  • Pasuria me numër identifikimi 4/82+3-11, ZK 3664, apartament, në pronësi të shtetases E.B.
  • Pasuria me numër identifikimi 1/374+2-19, ZK 8581, apartament, në pronësi të shtetasit E.S. dhe E.B.

Gjithashtu, është kërkuar vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” mbi subjektet tregtare:

  • Subjekti tregtar “Rich Hotel” sh.p.k, me NIPT M54128601F, objekt veprimtarie Bar Hotel, ortak dhe administrator E.B.
  • Subjekti tregtar “E.B.”, Person Fizik, me NIPT M34312602G, objekt aktivitet shitblerjes së automjeteve të përdorura, import-eksport autoveturash dhe mallrash të ndryshme, dhe shërbim parkingu.
  • Subjekti tregtar “E.B.”, Person Fizik, me NIPT M34324601M, objekt aktiviteti servis makinash dhe dhënie me qira, me status aktiv.

Është vendosur gjithashtu sekuestro preventive mbi pasuritë e luajtshme:

  • Automjeti i markës Mini Cooper, në pronësi të shtetasit E.B.
  • Automjeti i markës “Ford”, tip “DYB”, me numër shasie ËF05XXGÇ5HM76692, targë AB001CA, në pronësi të shtetasit E.B.
  • Automjeti i markës “DAIMLER CHRYSLER”, tip S320CDI, me numër shasie ËDB2200251A449184, targa AB001IZ (AB643HZ), në pronësi të shtetasit E.B.
  • Automjeti i markës “Mercedes Benz”, tip L608D, kamion, në pronësi të shtetasit E.B.
  • Automjeti i markës “DAIMLER BENZ”, tip 611, kamion, në pronësi të shtetasit E.B.
  • Automjeti i markës “Audi”, tip 8R, në pronësi të shtetasit D.D.

Prokuroria ka theksuar se shtetasi E.B., pavarësisht pretendimeve për të ardhura nga paga si kamarier, rezulton se nuk ka qenë i punësuar realisht, ndërsa transaksionet bankare të tij paraqesin vlera të konsiderueshme monetare, pa justifikim të burimit të krijimit.

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2