21.4 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Berisha: PD s’ka kandidat për Tiranën, formohet grup pune

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e tij të përditshme për gazetarët, u pyet edhe lidhur me emrin e mundshëm të kandidatit të opozitës për kryeqytetin.

Berisha theksoi se PD ende nuk ka përcaktuar një emër për kandidatin që do të garojë në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës. Ai shtoi se është ngritur një grup pune, i përbërë nga Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Ilir Alimehmeti, të cilët do të kenë përgjegjësinë të gjejnë emrin e kandidatit.

Sipas liderit të PD-së, ky grup pune do të bashkëpunojë edhe me partitë e tjera opozitare për të arritur një emër konsensual. Ai shpjegoi:

  • “Belind Këlliçi, Flamur Noka, Ilir Alimehmeti do të jenë përfaqësuesit tanë, do të negociojnë me partitë e tjera. Sot do të mblidhen, punën e kanë filluar që dje. Këta 3 persona janë të ngarkuar të negociojnë me të gjitha partitë opozitare.”
  • “Ata do takohen me kandidatët me partitë, duhet të bien dakord për emra, pastaj vjen radha e kandidatëve.”

Lidhur me përfoljet për Edlira Çepanin si një nga emrat e mundshëm për të kandiduar nga radhët e PD-së në Tiranë, Berisha nuk dha një përgjigje specifike, duke theksuar se emri do të dalë pas një procesi konsultimesh.

“Unë, natyrisht nuk kam ndërmend të prononcohem për njeri, meqë ky është një proces. Po të ishte ndryshe, ju flisja unë këtu, vija dhe ju thoja që kandidati i preferuar do të jetë ky. Jo, nuk është ashtu,” – deklaroi Berisha.

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2