21.4 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

GJKKO: Shtyhet seanca për Ilir Metën për shkak mjekësore

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, ka reaguar një ditë pas shtyrjes së seancës gjyqësore në Gjykatën e Lartë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për ish-Presidentin, shtyrje e cila ndodhi për shkak të mungesës së tij në sallën e gjyqit.

Kujtim Cakrani u shpreh se iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por theksoi se “jam mirë”.

Avokati i Ilir Metës shtoi se për dy ditë do të rikthehet në Shqipëri dhe do të rifillojë me aktivitetet e tij.

“Ja ku u takuam sërish, ju falenderoj për mesazhet që më keni nisur duke uruar për shëndetin tim. Kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale, tashmë jam mirë. Besoj këto dy ditë do të kthehem dhe do të vazhdoj aktivitetin e përditshëm. Faleminderit për interesin tuaj, do shihemi javës që vjen”, – tha ai.

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2