20.3 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Gjoni akuzon Ramën: Koka e koalicionit kartel-qeverisës

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në takimin e mbajtur në Aruba, ai është ekspozuar si kreu i një koalicioni të gjerë kartel-qeverisës.

Gjoni thekson se, ndryshe nga çdo lider tjetër në Evropë, Rama nuk vetëm që u ka dhënë karteleve vende në Parlament dhe Bashki, por u ka vënë në dispozicion edhe një port, një bankë, Drejtorinë e Pastrimit të Parave dhe vetë drejtësinë e re.

Sipas deputetit demokrat, paratë e pastruara nga kartelët në sektorin e ndërtimit, nga Tirana e deri në bregdet, nga Dhërmiu në Shëngjin, i sjellin Edi Ramës përqindje nga studiot arkitekturore, madje deri në Belgjikë dhe Holandë.

Gjoni vijon duke shkruar se kartelët e lidhur me Edi Ramën kanë përgjakur Elbasanin, ku gjatë dekadës së fundit janë shënuar 30 viktima, Shkodrën e Kulturës, me mbi 40 të vdekur nga përplasjet e bandave, si dhe Lezhën, Mirditën, Kurbinin, Durrësin, Vlorën dhe Fierin.

Deputeti demokrat përfundon duke deklaruar se Edi Rama, si një antishqiptar, ka ekspozuar ndërtuesit përballë fuqisë së karteleve të drogës dhe u ka vënë Portin e Durrësit në dispozicion të grupeve kriminale të Aleksandër Vuçiçit.

Për këtë arsye, Gjoni kërkon që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të reagojnë.

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2