20.3 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

PL kritikon emërimin e Silva Cakes si zv.ministre

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Partia e Lirisë ka reaguar fuqishëm pas emërimit të Silva Cakes në postin e zv.ministres së Brendshme. Sipas tyre, Cakes ka “braktisur vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit”.

Jasmira Memelli, zëdhënëse e Presidentit të Partisë së Lirisë, deklaroi përmes një reagimi në rrjetet sociale se Silva Caka ishte larguar nga PL me pretekstin për të ndjekur Shkollën e Magjistraturës, por rezultoi ndryshe. “Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit”, shkroi ajo.

Memelli shtoi se nuk do të ndalojnë askënd të “lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet”, duke iu referuar deklaratave të mëparshme të Cakes kundër kryeministrit dhe qeverisë.

Reagimi i plotë i Jasmira Memelli, zëdhënëse e Presidentit të Partisë së Lirisë, ishte si më poshtë:

  • Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të korrupsionit, nuk largohet nga Partia e Lirisë, por nga morali, integriteti dhe parimet.
  • Nuk ndalojmë askënd të lëpijë atë që ka pështyrë, apo të pështyjë fytyrën e vet.
  • As të nëpërkëmbë edhe gjakun e familjes të derdhur për vlerat e shenjta të Lirisë. Këto janë zgjedhje personale, që flasin më shumë se çdo fjalë.
  • Ka mbi një vit që S.C ka dhënë dorëheqjen për të ndjekur gjoja Shkollën e Magjistraturës, që në fakt rezultoi aplikim për në “Shkollën” e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit.

Partia e Lirisë mbetet e vendosur në mbrojtjen e kauzave të saj kombëtare dhe në luftën kundër regjimit, duke u shprehur se do të vazhdojnë punën me opozitarët e vërtetë dhe shqiptarët e ndershëm për të ndalur “regjimin kriminal të Edi Ramës”, të cilin e akuzojnë për shpopullim dhe korrupsion.

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2