20.3 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Spiropali & Grenell: Bashkëpunim Shqipëri-SHBA

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Richard Grenell. Grenell mban detyrën e Emisar Special të Presidentit Trump për Misionet e Posaçme dhe Drejtor Ekzekutiv në detyrë i “John F. Kennedy Center for the Performing Arts” në Washington D.C.

Në këtë takim, ku morën pjesë gjithashtu Presidenti Bajram Begaj dhe ministrat e jashtëm të rajonit, Ministrja Spiropali theksoi se: “Fuqizimi i marrëdhënieve mbetet një prioritet kryesor për Qeverinë e Shqipërisë, teksa vazhdojmë të punojmë së bashku për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.”

Më tej, Spiropali cilësoi se gjatë takimit u rikonfirmua aleanca e palëkundur e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, duke e konsideruar këtë si objektivin kryesor strategjik të vendit.

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2