20.3 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

PD Tiranë: Deputeti Balliu gati për garë, sfidon Manastirliun

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Deputeti Klevis Balliu ka pranuar publikisht sfidën për të qenë kandidati i Partisë Demokratike dhe i opozitës përballë kandidates socialiste Ogerta Manastirliu. Pas refuzimit të Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit për të qenë kandidatë për Bashkinë e Tiranës, ligjvënësi demokrat ka ofruar vetë kandidaturën e tij.

“Nuk kam marrë një propozim konkret, por nëse e shohin të arsyeshme, unë jam gati. Kjo nuk ka të bëjë me Ogertën, nuk është përballja me të, por me sistemin. Përballja është me sistemin”, ka deklaruar Balliu për “News 24”.

Lidhur me shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga Këshilli Bashkiak dhe Këshilli i Ministrave, ai e ka miratuar vendimin, duke shtuar se ky veprim duhet të ishte bërë më herët.

“Mirë bëri që e shkarkoi Erion Veliajn qeveria. Ne bëmë 46 protesta kundër tij, madje u shkatërroi shtëpitë qytetarëve në Unazë apo te 5 Maji dhe ngazëllehej. Ne e propozuam për shkarkim si opozitë, pse nuk e firmoste Rama? Sepse ishin në marrëveshje me ta. Rama priste të jepte dorëheqjen, Veliaj nuk e dha dorëheqjen dhe ky e bëri nëpërmjet Këshillit Bashkiak”, ka komentuar deputeti.

Balliu ka nënvizuar se mazhoranca ka zgjedhur të përfaqësohet në parlament me njerëz të krimit dhe korrupsionit, ndërsa fushatën në Tiranë ia ka lënë në dorë një ministreje si Belinda Balluku, të cilën e ka cilësuar si “ministre hajdute”, duke theksuar se e vetmja meritë e saj është të vjedhë dhe abuzojë.

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2