20.3 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Takim SHBA-KLP: Fokus zgjedhja e kreut të SPAK

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, zhvilloi një takim me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani.

Ky takim, i cili u bë publik përmes rrjeteve sociale nga ambasada amerikane, u përqendrua kryesisht te procesi i përzgjedhjes së drejtuesit të ri të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), institucion kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend.

Ambasada amerikane theksoi rëndësinë jetike të integritetit të këtij procesi për vijimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Sipas komunikatës së ambasadës:

  • “Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona.”
Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2