20.3 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Gjykatë për të dalë nga burgu

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, i është kërkuar që të mos paraqitet në Gjykatën Kushtetuese, si këmbim për lirimin nga burgu dhe lehtësi të tjera. Këto komente u bënë gjatë një konference për shtyp, në lidhje me vendimin e marrë ditën e sotme nga qeveria.

Berisha u shpreh: “Unë jam këtu për t’u treguar shqiptarëve të vërtetën për atë që po ndodh. Ju përmendët një mbledhje të Këshillit të Ministrave. A e dini ju se çfarë po bëhet? Unë kam denoncuar arrestimin e Gjushit me qëllimin e vetëm për ta futur në qeli me Erion Veliajn. Çfarë po ndodh? Erion Veliajt po i kërkohet në mënyrë ultimative që të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që të dalë nga burgu, të ndiqet i lirë dhe të ketë lehtësira. Ky është misioni i Gjushit, që është një urith. E kuptoni vetë ju.”

Ai vijoi duke shtuar: “Tani vijmë tek mbledhja? Cili është varianti? Varianti është antikushtetues. Çfarë ka ndërmend të thotë Edi Rama sot shqiptarëve? ‘Nuk e shkarkova unë, thotë. Noterizova vendimin.’ Por kurrë, kurrë fuqia ekzekutive nuk është noterizuese. Kurrë”, tha Berisha.

Sipas tij, “Fuqia e ekzekutivit është fuqi ekzekutivi. Ndaj dhe quhet ekzekutiv. Por si hipokrit dhe për të mos përdorur më epitete të tjera, kërkon tani të thotë se, ‘unë po noterizoj vendimin e këshilltarëve’, në mënyrë që, e rren mendja, që Erion Veliaj të mund të mos shkojë në Gjykatë Kushtetuese. A e kuptoni ju tani këtë? A mund t’ua thoni ju mediave tani këtë? Ai pikërisht ka përhapur në media fjalën se, ‘unë vetëm po noterizoj’, por gjen këshilltarë të çdo lloj ngjyre që mund të thonë çdo gjë, siç ju thotë ai. Ju i patë këshilltarët e bashkisë. E kam dëgjuar këto ditë t’i quajnë skllevër. Jo more, e fyeni skllavin, po të krahasoni këshilltarin bashkiak të PS-së me skllavin. Nuk kishte shpërfytyrim njerëzor më të madh.”

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2