21.4 C
Athens
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Zgjedhjet Tiranë: Pakti Rama-Veliaj, Këlliçi zbulon detaje

Për pozicionin reklama1
Për pozicionin reklama2

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, në emisionin “Kjo Javë” në News24, moderuar nga Nisida Tufa, ka diskutuar mbi procesin e zgjedhjeve të pritshme për kryebashkiakun e ri të Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliajt në shkurt.

Këlliçi shprehu bindjen e tij se Presidenti Bajram Begaj do të dekretojë zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës brenda 45 ditëve, pa vonesa. Ai theksoi se sipas tij, Rama dhe Veliaj kanë arritur një marrëveshje ku Veliaj nuk do të ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese, në këmbim të lirimit nga burgu dhe vendosjes në arrest shtëpie.

“Në gjykimin tim është arritur një marrëveshje me Veliajn, që Veliaj të mos ankimojë dhe që të dalë në arrest shtëpie. Ky është deal politik midis Edi Ramës dhe Erion Veliajt, në burime informale”, deklaroi Këlliçi.

Megjithatë, demokrati pranoi se nuk mund ta konfirmojë këtë deklaratë pasi nuk është gjyqtar apo prokuror. Ai përmendi se qarkullon një thashethem se Erion Veliaj nuk do ta ankimojë vendimin e shkarkimit pranë Gjykatës Kushtetuese, me kusht që të dalë në arrest shtëpie.

“Nuk e konfirmoj dot se nuk jam as gjyqtar as prokuror por ka një thashethemnaje që Erion Veliaj nuk do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese në këmbim të daljes në arrest shtëpie”, shtoi Këlliçi.

Duke folur për kandidaturën për kryebashkiak, Këlliçi u shpreh: “Sipas meje kandidati duhet të jetë një person i fortë publikisht, duhet të jetë një person i njohur, sepse në këto zgjedhje pritet që Presidenti të vijë për të dekretuar dhe unë jam i bindur që ai do dekretojë brenda 45 ditësh zgjedhjet.”

Për pozicionin reklama1

Latest news

Për pozicionin reklama_sidebar

Related news

Për pozicionin reklama2